Kosova

Arrestohet një person në Merdare për pengim të zyrtarit policor

Arrestohet në Merdare pasi pengoi një zyrtar policor në kryerje të detyrës

Një person është arrestuar në Pikën Kufitare të Kalimit në Merdare, pasi dyshohet se ka penguar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, përcjell albinfo.ch.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 22 korrik 2026, rreth orës 05:20.

Policia njoftoi se është arrestuar një shtetas i Kosovës, i cili dyshohet se ka penguar një zyrtar policor gjatë ushtrimit të detyrave të tij zyrtare.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet nga organet kompetente. /Albinfo.ch