Kosova
Kosovë: Rreth 40 të arrestuar nën dyshimet për keqpërdorime
Gjatë një aksioni ditën e sotme, 39 persona janë arrestuar në bastisjet në të gjithë vendin si pjesë e një hetimi kundër dy ish-drejtuesve të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), të cilët dyshohen për keqpërdorime që i kanë shkaktuar dëme byrosë në vlerë mbi 1 milion euro.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu, tha në një konferencë për media se cak i hetimeve që nisën në marsin e vitit të kaluar janë ish-drejtori ekzekutiv, Sami Mazreku, dhe ish-drejtori i Financave i BKS-së, Valon Berisha, transmeton albinfo.ch.
Mazreku dhe Berisha dyshohen se i kanë keqpërdorur autorizimet e BKS-së duke ua mundësuar personave të ndryshëm, dhe përmes tyre edhe, të kryejnë transaksione të jashtëligjshme.
Bëhet e ditur se prokurorët i kanë sekuestruar 23.700 euro, ari, aksesorë, orë dore të ndryshme dhe pajisje elektronike gjatë bastisjeve.
BKS-ja shtoi se ka vënë në dispozicion autoriteteve të gjithë dokumentacionin dhe informacionin e nevojshëm për zhvillimin e hetimeve.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih ul flamurin në gjysmë shtize në nderim të viktimave në Crans-Montana Cyrih – Në shenjë solidariteti dhe respekti, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka ulur... -
Pritje deri në 30 minuta vetëm në Merdarë -
Forbes rendit Arbër Sejdijin për inovacion në inteligjencën artificiale -
Mërgimtarja ofron 14 dhoma dhe ushqim për familjet në nevojë pas vërshimeve -
Sopranoja Elbenita Kajtazi debuton në Hamburg dhe Berlin
Jeta në Zvicër
-
Çifti merret në pyetje për herë të parë, nuk flasin para gazetarëve Pas zjarrit në barin Le Constellation, pronarët e tij po merren në pyetje për herë të... -
Sot, Zvicra shënon ditë zie për viktimat e zjarrit në Crans-Montana -
Forbes rendit Arbër Sejdijin për inovacion në inteligjencën artificiale -
Fondet e pensioneve zvicerane performuan mirë në 2025 -
Kompania e huaj në Zvixër urdhërohet të heqë “Swiss” nga emri dhe logoja e saj











