Kosova
Kosovë: Rreth 420 profesionistë shëndetësorë janë infektuar që nga marsi
Mbi 400 profesionistë shëndetësorë kosovarë janë infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë COVID-19. Numri më i madh i të infektuarve janë infermierë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar një infografikë lidhur me praninë e COVID-19 në mesin e profesionistëve shëndetësorë, sipas së cilëve janë 222 infermierë të infektuar.
Ndërkohë, numri i mjekëve të sëmurë në institucione shëndetësore ka arritur në 160, përcjell albinfo.ch.
Në infografikë figurojnë se janë të infektuar edhe 24 mjekë e infermierë jashtë institucionit shëndetësor.
Përveç mjekëve e infermierëve, të sëmurë me COVID-19 janë edhe tetë farmacisë, dy teknikë të farmacisë dhe dy fizioterapuetë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











