Kosova
Kosovë: Rriten sërish çmimet e derivateve
Në Kosovë ka kohë që qytetarët ankohen për çmimet e larta të derivateve ngase ato janë të larta, krahasuar me bazën ekonomike në vend
Çmimi i derivateve në Kosovë është ngritur përsëri ditëve të fundit. Këto çmime janë rritur për rreth 5 cent në litër.
Çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë ka pasur ndryshime të shumta muajve të fundit. Çmimi më i lartë kishte shkuar në 1.23, respektivisht në 1.24 cent për një litër. Kurse, javë më parë ky çmim kishte rënë në 1.10 dhe 1.11 cent.
Në Shoqatën e Naftëtarëve të Kosovës thonë se ngritja e çmimeve ka ardhur si shkak i ndryshimeve në berzën ndërkombëtare.
Në këtë shoqatë kanë treguar se aktualisht çmimi i derivateve në Kosovë është 1.15 cent për naftë, ndërsa për benzinë deri 1.16 cent.
“Çmimet janë në rritje. Edhe sa i përket tregjeve ndërkombëtare ka rritje të çmimeve. Organizata prodhues OPEC ka prodhim më të ultë dhe çmimi në treg është ma i lartë. Tek ne aktualisht çmimet sillen nga 1.15 dhe 1.16 cent”, ka thënë Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, transmeton ‘monitor’.
Ai ka thënë se përpos këtij çmimi i cili është tani, rritje të çmimit pritet të ketë përsëri, përcjell albinfo.ch.
Çmimet naftës shënuan rritje edhe në tregun ndërkombëtarë. Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent, u rritën me 34 cent ose me 0.5 për qind dhe u tregtuan me 70.22 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 46 cent ose me 0.8 për qind dhe u tregtuan me 61.86 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ra me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1,287 dollarë amerikanë për onz.
Në Kosovë ka kohë që qytetarët ankohen për çmimet e larta të derivateve ngase ato janë të larta, krahasuar me bazën ekonomike në vend.
Në bazë të disa statistikave, qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar për 7 muaj të vitit të kaluar mbi 413 milionë litra derivate. Nëse llogaritet një litër derivate me 1.20 cent, sa ka qenë çmimi gjatë vitit 2018, rezulton që kanë shpenzuar mbi 500 milionë euro.
Nafta apo ari i zi, është ndër produktet më të kërkuara dhe më fitimprurëse edhe në Kosovë.
E-Diaspora
-
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër Për më shumë se një dekadë, mijëra punëtorë në Zvicër kanë filluar dhe mbaruar punën me... -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë” -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen
Jeta në Zvicër
-
Policia e Vaudit intensifikon kontrollet ndaj automjeteve me zhurmë të tepërt Policia kantonale e Vaudit në Zvicër po shton aksionet kundër automjeteve që shkaktojnë zhurmë të tepërt,... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme













