Kosova
Kosovë: Sulmohet me armë vetura që po transportonte paratë e bankave
Disa persona të armatosur kanë ndaluar veturën e transportit të parave të bankave në fshatin Parallovë, në rrugën Gjilan-Prishtinë, njoftojnë mediumet kosovare.
Policia në rajonin e Gjilanit ka konfirmuar lajmin, ndërsa ka thënë se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri në drejtim të veturës që po transportonte para, përcjell albinfo.ch.
“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informate se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Nuk dihet akoma nëse grabitësit kanë arritur të marrin parat që ndodheshin në veturë, ndërsa Hashani tha se policia po e heton rastin.
“Policia e Kosovës njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, shtoi Hashani.
https://www.youtube.com/watch?v=POBLbh6l1jg
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











