Kosova

Kosovë: Tre të vdekur në një aksident në Prizren

Tre anëtarë të familjes Sope kanë vdekur në një aksident trafiku ndërmjet veturës së tyre “Golf” dhe një kamioni në rrugën Prizren-Zhur, në dalje të tunelit të autostradës. Vdekjen e tyre e ka konfirmuar zyrtari për informim i drejtorisë rajonale të Policisë në Prizren, Vesel Gashi.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka konfirmuar për KTV-në së viktimat janë R.S 50-vjeçar dhe dy djemtë e tij, L.S 23-vjeçar dhe B.S 25-vjeçar. Shala ka konfirmuar se drejtuesi i kamionit për pastrimin e borës, D.H., është ndaluar nga policia për 48 orë.

Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu, ka konfirmuar për TV Prizrenin se vdekja e viktimave është konstatuar në vendngjarje. Dëshmitarët, ndërkohë, kanë thënë se shoferi i kamionit ka shpëtuar pa lëndime.