Kosova
Kosovë: Rritje e lehtë e shifrave me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 842 raste të reja me Covid-19, teksa një person e ka humbur betejën me këtë virus.
Ndërkohë, 410 qytetarë janë vaksinuar përgjatë kësaj kohe, teksa 110 pacientë janë shëruar.
Aktualisht në Kosovë janë 6,418 raste aktive me koronavirus.
Në anën tjetër, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 66 pacientë janë duke u trajtuar nga Covid-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe të spitaleve të përgjithshme.
32 pacientë janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe 34 në spitalet e përgjithshme.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 20 pacientë
Mjekim Intensiv Qendror, 1 pacient
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
Spitali i Pejës, 12 pacientë
Spitali i Gjilanit, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













