Kosova
Kosovë, vdes një tjetër doktor si pasojë e virusit Covid
Është bërë e ditur se nefrologu Feti Hetemi ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit si pasojë e koronavirusit.
Doktori nga Vitia ishte infektuar me COVID-19, me çfarë dhe e gjeti vdekjen. Kështu ka bërë të ditur një familjar i Hetemajt përmes një postimi në Facebook.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 16:00 në varrezat e qytetit të Vitisë, duke respektuar masat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
“Të nderuar familjarë, shokë dhe miq, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë më i dashuri i ynë Dr.Feti Hetemi. Doki, edhe pse u sfidua në jetë nga shumë stuhi të natyrave të ndryshme dhe i përballoi ato kryelartë, sot ka humbur betejën me sëmundjen Covid-19. Ndjehemi të trishtuar nga kjo humbje, por më shumë se krenar që e patëm. Lamtumirë Dok, burrë fisnik që me shumë mund dhe sakrificë arrite në piedestalet e humanitetit dhe çështjes kombëtare, duke mos pushuar për asnjë moment me shpirtin tënd luftarak për të mposhtur padrejtësitë. Varrimi do të bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e qytetit të Vitisë, duke i respektuar masat e IKSHPK-së”, ka shkruar Fatos Hetemi.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti Numri i personave që kërkojnë punë për më shumë se një vit është rritur ndjeshëm që... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot?












