Lajme
Si iu “avulluan” buxhetit të Kosovës 2.1 milionë euro te një kompani private
Një punëtor i Thesarit të Kosovës, me inicialet L.G, dyshohet se ka bërë transferimin e 2,077,995 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në adresë kompanisë LDA Group Shpk, me bazë në Llapushnik.
Policia ka njoftuar zyrtarisht se të martën në mbrëmje, pas hetimeve të zhvilluara, është arritur të arrestohet një i dyshuar derisa dy të tjerë gjenden në arrati. Bëhet fjalë për L.G., ku pos pronës së tij në Komoran, është bastisur edhe banesa në Prishtinë dhe i është konfiskuar një veturë e tipit Audi A4.
Në arrati janë K.Sh. dhe V.Sh, të cilët janë të lidhur me kompaninë në fjalë.
Zyrtarisht është konfirmuar kërkimi i bllokimit të llogarive, pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch.
Ky rast është thënë se ka ndodhur më 9 tetor 2020, ndërkaq arrestimi i parë është bërë mbrëmë, më 20 tetor.
Përmes një konference për media edhe ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se kanë ndodhur katër transaksione të paligjshme në vlerë prej më shumë se 2.1 milionë eurosh, në një llogari të një operatori privat.
Ajo e ka cilësuar këtë rast si “të izoluar”.
Bajrami në një konferencë të jashtëzakonshme për media, tha se rastin në organet e rendit ka denoncuar Ministria e Financave.
“Ky është një transaksion bankar dhe kemi gjurmuar të gjitha transakionet që janë bërë si rezultat i këtij transaksioni. Organet e rendit janë duke u marrë, për të parë se kush janë përfituesit fundorë”, ka deklaruar ajo.
Ndërkohë mediat në Kosovë raportojnë se dy të dyshuarit që gjenden në arrati dyshohet se e kanë ikur nga Kosova dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














