Kosova
Kosovës i shtohen edhe dy pilotë
Ushtrisë së Kosovës po i shtohen radhët me kuadro të reja oficerësh, profilesh të ndryshme, për të qenë forcë profesionale dhe e ndërveprueshme me ushtritë tjera mbi bazën e standardeve të NATO-s.
Në vazhdën e sukseseve të arsimimit dhe profesionalizimit janë edhe dy oficerë të rinj, pilotët e Ushtrisë së Kosovës, nëntoger Atdhe Hasani dhe nëntoger Krenar Voca, të cilët përfunduan me rezultate të shkëlqyera shkollimin profesional për pilot helikopteri në Akademinë Ushtarake “Kara Havacilik Okulu” në Republikën e Turqisë.
Nëntoger Atdhe Hasani, me suksesin e treguar gjatë shkollimit të tij, ka arritur që të radhitet i dyti në mesin e kadetëve më të mirë të gjeneratës, transmeton kp.
Në ceremoninë e diplomimit i pranishëm ishte atasheu i FSK-së i akredituar në Turqi, kolonel Bekim Osmani, përcjell albinfo.ch.
Oficerët e rinj, të cilët kanë përfunduar me sukses akademinë ushtarake për pilot, pritet që së shpejti, pas kthimit nga Turqia, të angazhohen me shërbim aktiv në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të dhënë kontribut në ngritjen e kapaciteteve ushtarake në lëmin e aviacionit.
Në bazë të marrëveshjes dypalëshe, Republika e Turqisë po vazhdon të ndihmojë në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja të FSK-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër Për më shumë se një dekadë, mijëra punëtorë në Zvicër kanë filluar dhe mbaruar punën me... -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë” -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ideja që kompanitë të paguajnë për sëmundjet e punonjësve diskutohen në Parlament Deputeti Christian Dandrès propozon që punëdhënësit të kontribuojnë në sigurimin shëndetësor dhe në kostot e certifikatave... -
Rrezikohet prodhimi i “Aroma” në Zvicër, nis peticioni për të shpëtuar vendet e punës -
Zvicra arriti një rekord prej 23 medaljesh në Lojërat Olimpike Dimërore Milano‑Cortina 2026 -
Bunkerët ushtarakë në Zvicër po shndërrohen në qendra të sigurta për ruajtjen e të dhënave -
Policia e Vaudit intensifikon kontrollet ndaj automjeteve me zhurmë të tepërt













