Sporte Luftarake
Kosovë: Shtatorja e Majlindës përurohet më 28 shkurt
Shtatorja do të përurohet në Pejë
Shtatorja e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, do të përurohet më 28 shkurt, në orën 11:00.
Shtatorja, që fillimisht ishte menduar të vendoset në Prishtinë, do të vendoset në qytetin e lindjes së kampiones, në Pejë.
Kjo është bërë e ditur të shtunën për Koha.net nga trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka.
Që më 18 korrik të vitit të kaluar Kuka kishte njoftuar se Federata Ndërkombëtare e Xhudos, përkatësisht presidenti i saj Marius Vizer, ka angazhuar artistë të njohur botërorë për të punuar shtatore të bronztë për kampionen e xhudos. Federata Botërore ka mbuluar shpenzimet e punimit të shtatores, ndërsa kishte dilema vetëm se ku do të vendosej ajo.
Një prej ideve fillestare ishte që shtatorja të vendosej diku në Prishtinë. Më 15 gusht të vitit të kaluar, Ministri i atëhershëm i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kishte kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të ndajë një lokacion të përshtatshëm për vendosjen e shtatores së Majlindës. Nga Komuna nuk ka pasur përgjigje zyrtare, sipas trajnerit Kuka.
Në dhjetor Kuka njoftoi se shtatorja po vinte në Kosovë dhe se përgjigje nuk kishte ende nga Komuna e Prishtinës. Kështu shtatorja është dërguar në Pejë dhe ajo do të zbulohet më 28 shkurt. Në ceremoninë e zbulimit do të jetë edhe i pari i IJF-së, Vizer, që është mik i madh i Federatës së Xhudos së Kosovës. Vizer do të marr pjesë edhe në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve për vitin 2019 nga Komiteti Olimpik i Kosovës, që mbahet më 27 shkurt.
“Vizeri vjen javën tjetër në ceremoni të KOK-ut dhe në përurim të shtatores së Majlindës në Pejë. Kemi vendosur që shtatoren e Majlindës ta vendosim në një park në qytetin tonë. Është një vend i mirë, afër Shtëpisë së Kulturës. Përurimi bëhet më 28 shkurt nga ora 11:00”, ka njoftuar Kuka.
Majlinda Kelmendi është bindshëm sportistja më e mirë shqiptare e të gjitha kohërave. Ka fituar medaljen e artë olimpike në Rio 2016. Ka edhe dy tituj të botës, një medalje të bronztë botërore, plot katër medalje të arta evropiane dhe shumë e shumë suksese të tjera.
Majlinda dhe ekipi i Kosovës në xhudo vlerësohet lart nga IJF-ja dhe presidenti i saj, Vizer.
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














