Lajme
Më 13 prill, koncert në Lucern, me moton “Skënderbeu na bashkon”
Koncerti mbahet në mbështetje të projektit të shoqatës “Hora e Skënderbeut” për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Horën e Arbëreshëve
Në lokalet e shoqatës “Bashkimi” në Uster të Zvicrës, të dielën, më 17 mars 2024, u mbajt takimi i dytë i shoqatave kulturore e ansambleve që veprojnë në Zvicër, të cilat bashkërisht do të mbajnë një koncert në mbështetje të projektit të shoqatës “Hora e Skënderbeut” për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në komunën Hora e Arbëreshëvet në Sicili. Kështu bën të ditur shoqata e përmendur, në një njoftim për media.
Koncerti do të mbahet më 13 prill 2024, në Kriens (Luzern), në Pilatussaal dhe mbahet nën moton “Skënderbeu na bashkon”, ku shoqatat kulturore e ansamblet do të paraqiten me program të pasur me këngë e valle. Do të ketë një apero nga ora 18:00, kur bëhet hapja e dyerve dhe në ora 19:00 do të fillojë koncerti.
U definua renditja si dhe koha e paraqitjes së secilës shoqatë. Pastaj u ndanë detyrat konkrete, ku secila shoqatë do të marrë pjesë në organizimin sa më të mirë të këtij koncerti.
U njoftua se do të ketë edhe këngëtarë, të cilët nuk janë pjesë e shoqatave, por që kanë një emër në skenën e muzikës.
Shoqata “Hora e Skënderbeut” u është mirënjohëse të gjitha shoqatave e ansambleve që do të jenë pjesë e këtij manifestimi të përbashkët. Falënderim i veçantë për shoqatën “Bashkimi” në Uster si nikoqire edhe e këtij takimi, thuhet në fund të njoftimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Jeta në Zvicër
-
Ekspozimi ndaj ndotjes në Evropë lidhet me problemet e shëndetit mendor Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) ka paralajmëruar se ndotja e mjedisit është e lidhur me disa... -
Rriten çmimet e karburanteve në Zvicër -
Nga pagat te kamerat e shpejtësisë: Për çfarë do të votojnë kantonet zvicerane këtë të diel -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Berna do të ketë klasa dygjuhëshe në të gjitha komunat
















