Shqipëria
Kotzias thotë se do t’i ndihmojnë Maqedonisë në rrugën evropiane
Në një intervistë për të përditshmen ruse “Izvestija”, ministri i jashtëm Nikos Kotzias deklaroi se nga marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë për ndryshimin e emrit kushtetues të vendit fitojnë të dyja palët, shkruan KTV, përcjell Albinfo.ch.
Kotzias deklaroi se Greqia nuk do ta pengojë anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO. Ai gjithashtu tha se njëra prej pikave kyçe për ratifikimin e marrëveshjes është referendumi i suksesshëm në Maqedoni.
“Mendoj se referendumi është një pjesë e ratifikimit të marrëveshjes në përputhje me vendimet e krerëve të Maqedonisë së Veriut. Duhet të kalojë referendumi që të ratifikohet marrëveshja. Integrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE është përzgjedhja e shtetit. Ne thjeshtë nuk do t’i pengojmë dhe do t’u ndihmojmë në rrugën e tyre evropiane. Dini se zgjidhja e këtij problemi shkon në favor të interesave kombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Ky është një problem që formalisht ekziston 25 vite ndërsa realisht 75 “– tha Nikos Kozijas- ministër i Jashtëm i Greqisë.
Profesori i universitetit në Graz dhe koordinator i Grupit evropian këshillëdhënës për Ballkanin, në intervistë për “Ballkanin Perëndimor Evropian”, vlerëson se marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë është kompromis i mirë. Sipas tij, zgjidhjen e bllokojnë partitë opozitare në Greqi dhe Maqedoni, shkruan KTV, përcjell Albinfo.ch.
“Do të ishte e udhës nëse edhe Partia Evropiane Popullore bën presion ndaj anëtarëve të tyre “Demokracia e Re” dhe VMRO DPMNE” që të marrin pozicione më evropiane, me çka do të përmbyllej kontesti – deklaroi Vizard- Florian Biber”- koordinator i Grupit Evropian Këshillëdhënës për Ballkanin.
Biber shton se marrëveshja ofron zgjidhje të vazhdueshme, e jo të përkohshme.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua












