Kosova

KQZ: 530 vendvotime gjithsej do të rinumërohen

Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë vendim të rinumërohen gjithsej 530 vendvotime.

Po ashtu Komisioni Qendror Zgjedhor, në një konferencë për media, kanë bërë të ditur se numërimi i votave me kusht pritet të fillojë ditëve të ardhshme.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se janë 149 vendvotime, por shënimi është jo i saktë i subjekteve.

Janë 24 vendovotime me probleme teknike, të cilat nuk mund të procesohen në bazën e të dhënave, raporton KTV.

  • 81 vendvotime, ku subjekti nuk ka vota, ndërsa kandidatët kanë vota.
  • 89 vendvotime, ku kandidati ka më shumë vota se subjekti dhe
  • 187 ku kandidatët kanë më shumë vota se sa subjekti.

Rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të fillojë në orën 16.

Gjithashtu kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka ftuar edhe Prokurorinë e Policinë, nëse e shohin të arsyeshme që të jenë prezente gjatë rinumërimit.