Kosova
KQZ-ja e Kosovës kërkon huazimin e 50 kamerave nga KQZ-ja e Shqipërisë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës i është drejtuar me një kërkesë të veçantë KQZ-së së Shqipërisë për huazimin e 50 kamerave regjistruese, të cilat janë përdorur në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 25 prill.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për mediat e Kosovës se kanë marrë përgjigje pozitive dhe marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve pritet të nënshkruhet së shpejti në Tiranë.
Kamerat regjistruese janë të planifikuar të përdoren vetëm në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pra jo edhe në qendra të votimit në ditën e votimit.
“Duke u nisur nga bashkëpunimi i mirë i dy institucioneve tona që kanë mes vete, KQZ e Kosovës ka kërkuar nga KQZ e Shqipërisë huazimin e 50 kamerave regjistruese të cilat janë përdorur në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 25 prill. Qëllimi i këtij huazimi është përdorimi i tyre në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ku bëhet grumbullimi i të gjithë materialit zgjedhor pas ditës së zgjedhjeve si dhe është vendi ku bëhet përpilimi i rezultateve përfundimtare”, tha Elezi.
Sipas KQZ-së, përdorimi i këtyre kamerave do të ndihmonte ata në rritjen e integritetit të procesit zgjedhor, pasi në këtë qendër zhvillohen disa procese të rëndësishme pas ditës së zgjedhjeve, siç është numërimi i votave me kusht dhe votave me postë si dhe bëhet rinumërimi eventual i ndonjë vendvotimi.
“Përdorimi i këtyre kamerave regjistruese do të ndihmonte KQZ-në në rritjen e integritetit të procesit zgjedhor sidomos gjatë procesit të numërimit dhe rinumërimit eventual të ndonjë vendvotimi në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve gjatë procesit të zgjedhjeve lokale. Në këtë qendër siç dihet pas ditës së zgjedhjeve grumbullohet i gjithë materiali zgjedhor nga e gjithë Republika e Kosovës dhe natyrisht aty bëhet edhe numërimi i votave me kusht dhe votave me postë si dhe rinumërimi eventual i ndonjë vendvotimi”, tha Elezi.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor.
E-Diaspora
-
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen "Ne nuk duam të përçajmë popullsinë," është shprehur kryetari i komunitetit mysliman shqiptar, Sinan Sadriu... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë











