Kosova
KQZ-ja s’e certifikon për deputete kandidaten e Vetëvendosjes
Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, thotë se i është bërë e padrejtë që nuk u certifikua sot nga KQZ-ja si deputete, që do të zëvendësojë deputetët që u emëruan ministra.
Kurti ka thënë se kjo është bërë “për shkak të njëfarë neni absurd brenda Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme që thotë se zëvendësimi i deputetëve duhet të bëhet përbrenda gjinisë”.
Kandidatja Kurti ka thënë se ajo ka vota më shumë se sa dy deputetët që janë certifikuar sot.
Postimi i plotë:Nuk do ta kisha besuar ndonjëherë që mund ta fitoj mandatin me vota e të mos e marr postin vetëm sepse jam grua. Nuk do ta kisha besuar për cilëndo punë e ironikisht po ndodhë në Kuvend të Republikës. Sot KQZ ka çertifikuar deputetët e rinj që zëvendësojnë ata që u tërhoqën për mandatet në ekzekutiv. Pavarësisht se jam me vota para dy burrave të tjerë kandidatë, sipas KQZ ata bëhen pjesë e Kuvendit e unë jo. Kjo për shkak të njëfarë neni absurd brenda Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme që thotë se zëvendësimi i deputetëve duhet të bëhet përbrenda gjinisë. Të gjithë e dimë që ligji, përfshirë ky nen është shkruar për ta rritur prezencën e deputeteve në parlament. Dhe çka ndodhë tash? Pikërisht e ndëshkon. Saktësisht e pamundëson rritjen e 30 %. Përderisa ligji flet për minimumin e 30% të deputeteve në parlament dhe jo ruajtjen e kësaj shifre, në fakt kjo po bëhet barrierë që në Kuvend të ketë më shumë se 30% gra.
Kjo sigurisht është në kundërshtim me frymën kushtetuese e parimet ndërkombëtare dhe ligje të tjera tonat që janë shkruar e miratuar për përparimin e të drejtave të grave, por është edhe në kundërshtim me vetë konceptin e barazisë si synim e rrugëtim.
Ky nuk është vetëm problem ligjor por thellë politik. Nëse e lejojmë këtë të ndodhë është që ta shohim diskriminimin e kulluar edhe në institucionet më të larta. Andaj nuk është e pranueshme dhe do të kërkoj drejtësi.
PS. Kjo, natyrisht nuk ka të bëjë me kandidatët e tjerë (burra) të Lëvizjes që janë në radhë pas meje me vota. Përkundrazi, për ta, sikurse për çdo kandidat të LV kam veçse respekt maksimal e kolegialitet korrekt. Kjo ka të bëjë ekskluzivisht me nenin diskriminues i cili mëton të promovojë praktika nxitëse e përfundon duke përjashtuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune













