Kosova

KQZ miraton dizajnin e fletëvotimeve, paralajmërohet ankesë në PZAP

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve për zgjedhjet që do të mbahen më 28 dhjetor.

Anëtarja e KQZ-së nga Partia Turke, Mybera Shinik, e cila ka kërkuar që fletëvotimet në Prizren dhe Mamushë të jenë të shënuara edhe në gjuhën turke, ka paralajmëruar se do të ankohet kundër vendimit të KQZ-së në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, transmeton albinfo.ch.

Në mbledhjen e mbajtur të hënën KQZ-ja ka miratuar edhe formulën e këshillave të vendvotimit për vendvotimet e rregullta, vendvotimet me kusht dhe ekipeve te numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit.