Kosova
KQZ: Procesi zgjedhor po vijon normalisht, nuk është paraqitur ndonjë incident që do t’i dëmtonte zgjedhjet
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se duke u mbështetur në informacionet e komisioneve komunale të zgjedhjeve, procesi i votimit është duke vijuar normalisht dhe nuk është paraqitur ndonjë incident që do të dëmtonte procesin zgjedhor.
Radoniqi në konferencën e dytë për media të KQZ-së tha se sipas të dhënave preliminare, nga 98 për qind e vendvotime, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 8.2 për qind, apo rreth 152 mijë votues.
“Në të njëjtën kohë në zgjedhje lokale të 2017 kishin votuar 10.34 për qind”, tha ai.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 19:00, ndërkaq në këto zgjedhje janë 166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, 152 meshkuj dhe 14 femra.
Numri i kandidatëve për kuvende komunale është 5,198, prej tyre 3,261 meshkuj dhe 1,937 femra.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,364.
Ndërkaq, lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021 përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.
E-Diaspora
-
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. Kosova prezantohet me sukses në “La Grande Fête” në Washington D.C.... -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë











