Kosova
Krasniqi: Çështja e “Veteranëve” nuk mund të zgjidhet nga drejtësia
Ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka shkruar në lidhje me ngritjen e aktakuzës ndaj 12 personave për listat e rrejshme të veteranëve.
Sipas Krasniqit, kjo lëndë nuk mund të zgjidhet nga drejtësia.
“Lajmi i sotëm që ka të bëjë me çështjen e “veteranëve” me shtyrë të mendoj goxha shumë dhe nuk munda të heshtë. Nuk e kam asnjë arsyeje që të mbrojë ndonjë anëtarë të Komisionit Qeveritar, por kam obligim që të them se kjo çështje nuk mund të zgjidhet me Sistemin e Drejtësisë. Pse?”, ka shkruar Krasniqi.
Sipas tij zgjidhja e këtij problemi është politike e jo gjyqësore.
“Se dyti, drejtësia nuk do t’i arrin dot përgjegjësit kryesor të këtij dëmi e mashtrimi të madh të historisë e të ardhmërisë. Dhe se treti, po të dënoheshin të gjithë fajtorët, më shumë do t’i kushtonin buxhetit të Kosovës sesa numri mashtrues i “veteranëve”, ka shkruar tutje Krasniqi.
Ai shkroi edhe se Kuvendi i Kosovës duhet të bëj politika duke e kthyer ketë çështje nga fillimi.
“Shoqëria demokratike nuk duhet të luan me fatin e as një individi, e sidomos atëherë kur përgjegjësit kryesor mbesin të pa prekur! Dhe krejt në fund, Veteranët e vërtetë, luftëtarët e lirisë ne një situatë të tillë do të duhej të deklaroheshin kundër këtij privilegji që deri të keqpërdorimi është ardhur për hir të votave që i kanë blerë të fuqishmit e politikës dhe të cilët këtij populli ia kanë bërë jetën ferr”, shkroi në fund Krasniqi.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau












