Sport

Krasniqi ka mposhtur turkun Serdar Sahin

Kosovari është renditur në mesin e 5 boksierve më të mirë në listën botërore në versionin „WBO International“

Boksieri profesionist nga Kosova, me qëndrim në Gjermani, Robin Haxhi Krasniqi ka mbrojtur sonte titullin në versionin WBO International të kategorisë gjysmë të rëndë. Ai, në spektaklin e boksit të mbajtur të shtunën mbrëma,  në arenën “O2 World” në Berlin ka mposhtur me nokaut në raundin e katërt, boksierin turk Serdar Sahin.

Turku  është nokautuar dy herë nga bokiseri kosovar.

Pas një breshërie goditjesh që mori nga kampioni Krasniqi,turku u paaftësua për luftë duke përfunduar me duelin në raundin e katërt. Turku Serdar Sahin për të dytën herë u gjet në nokaut.

Tashmë kosovari është renditur në mesin e 5 boksierve më të mirë në listën botërore në versionin „WBO International“ 

Me këtë fitore, Robin Krasniqi ka radhitur fitoren e 38 nga gjithsej 40 meçe të tij në karrierën profesioniste.

Nga 7 Janari, kur edhe e mbrojti titullin e Evropës ndaj Hakim Zoulikha, Krasniqi nuk e ka zhvilluar asnjë duel.

Për Serdar Sahinin është humbja e parë. Ai i ka zhvilluar 20 duele dhe i ka fituar të gjitha (13 me nokaut), kurse deri tani ka luftuar në një kategori më të rëndë.

Ky meç është zhvilluar para finales së madhe në versionin WBO në peshën super te mesëm në mes Robert Stieglitizit dhe Arthur Abrahamit.