Kosova
Krerët institucional kosovarë reagojnë pas vrasjes së 7 vjeçarit në Zvicër
Për vrasjen e shtatëvjeçarit nga Komuna e Lipjanit në Bazel të Zvicrës ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë dhe se Kosova e Zvicra do të luten për të.
“Vrasja makabre e shtatëvjeçarit në Bazel, ka tronditur gjithë opinionin në Kosovë dhe Zvicër. Në këto momente shumë të rënda, ndaj dhimbjen me familjen e Mergimit. E gjitha Kosova dhe Zvicra do të lutet për të!”, ka shkruar Thaçi, përcjell albinfo.ch
Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen e 7 vjeçarit, i cili u vra dje në Bazel të Zvicrës.
Limaj në një postim në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se në këto çaste të rënda për familjen e Mërgimit, bashkëndjen me dhimbjen e tyre.
“Thellësisht i prekur nga rasti i vrasjes së Mërgimit 7 vjeç, një ditë më parë në Bazel të Zvicrës. Në këto çaste të rënda për familjen e Mërgimit, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre. Në emrin tim personal, familjes së 7-vjeçarit dhe të afërmeve të tyre, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Limaj në ‘Facebook’.
Për rastin e vrasjes së 7 vjeçarit ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli
“Bashkëndjej me dhimbjen e familjes dhe të afërmve të Mërgimit, fëmijës shtatvjeçar nga Kosova, që mizorisht u vra në Zvicër. Lutjet tona janë për ta“
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











