Kosova
Kreu i Listës Serbe në Beograd: QUINT-i na kërkon ta njohim Kosovën
Goran Rakiq tha se gjatë takimit të së hënës ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë kërkuar nga kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë që ta pranojnë realitetin, e ai realitet është se Kosova është e pavarur
Gjatë një takimi të mbajtur më 15 gusht, ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë kërkuar Listës Serbe që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, këtë qëndrim të QUINT-it e paraqiti në një konferencë për media në Beograd, pas takimit të kryetarëve të komunave në veri të Kosovës dhe drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Rakiq tha se gjatë takimit të së hënës ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë kërkuar nga kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë që ta pranojnë realitetin, e ai realitet është se Kosova është e pavarur, përcjell Albinfo.ch.
“Në takimin që zgjati më shumë se dy orë, kryetarët e komunave i njoftuan ambasadorët për problemet që kanë në komuna. Mesazhi kryesor që dëgjuam nga ambasadorët ishin se shtetet e tyre e njohin pavarësinë e Kosovës. Ne gjithashtu dëgjuan se ata i mbështesin në mënyrë absolute vendimet e marra nga Prishtina. Veçanërisht ata nënvizuan se mbështesin vendimet e Prishtinës për targat dhe dokumentin për hyrje-dalje që do t’u lëshohet serbëve me të hyrë në Kosovë”, tha Rakiq.
Kreu i Listës Serbe tha se janë dakorduar që të mos bëhen publike detajet e takimit me ambasadorët e QUINT-it, por theksoi se për shkak të peshës dhe seriozitetit të mesazhit që morën dje, ka përgjegjësi politike për t’i informuar qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë.
Kujtojmë se në shtetet e QUINT-it bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia e Franca, dhe që të gjitha e njohin pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














