Autotech

Krijohet traktori me shpejtësinë më të madhe

Ka gjasa të jetë një prej rekordeve botërore më të pazakonta që është shpallur ndonjëherë. Ekipi pas emisionit të veçantë të BBC-së, Top Gear, ka fituar rekordin për krijimin e traktorit më të shpejtë në botë.  Mjeti i modifikuar fermerësh i emërtuar “The Stig”, ia doli të arrijë shpejtësinë prej përafërsisht 140 kilometrash në orë, duke mposhtur kështu rekordin paraprak të vendosur nga një traktor tjetër i cili arriti shpejtësi prej 128 kilometra në orë.