Sport
Kritikohet Shaqiri
Futbollisti shqiptar është kritikuar për deklaratat e tij se e ka merituar shiritin e kapitenit. Këto kritika kanë ardhur nga Kubilay Turkyilmaz
Deklaratat e Xherdan Shaqirit se e ka merituar shiritin e kapitenit nuk janë pritur aspak mirë në Zvicër, sidomos para fillimit të Kampionatit Evropian, shkruan albinfo.ch.
Ish-futbollisti i Zvicrës, Kubilay Turkyilmaz, i cili ka prejardhje turke ka kritikuar Shaqirin në një opinion në gazetën më të lexuar zvicerane “Blick”.
“Shprehjet e Shaqirit më kanë befasuar shumë. Nuk e kuptoj aspak sesi përpara grumbullimit të Zvicrës të vijnë shprehje të tilla nga ai. Xherdani është këshilluar shumë keq. Përpara se ai të shpreh dëshirën për të qenë kapiten, duhet të jap vendime të qarta. Dhe atë përpara Kampionatit Evropian. Ashtu si e kam thënë përpara. Granit Xhaka ka vepruar mirë, dhe për këtë meriton kompliment”, ka shkruar turku.
“Të jesh kapiten nuk do të thotë të kesh vetëm shiritin në krah, por ka punë me përgjegjësi. Një njohuri për vendin, që të mos i tradhtosh lojtarët dhe t’u japësh ide të qarta. Nga ky shikim, përkundër golave dhe numrit të ndeshjeve ka disa lojtarë që duhet të qëndrojnë para Xherdanit. Stephan Lichsteiner, Valon Behrami, Granit Xhaka, madje edhe Yann Sommer. Shprehjet e tij janë të dëmshme edhe për ekipin. Pasi prishja e atmosferës rëndon edhe rezultatet e mira”.
Në këtë opinion nuk ka sesi të mos përmendet rasti i Kosovës. “Ai më ka zhgënjyer edhe me shprehjen se Federata Zvicerane nuk kishte komunikuar me atë për çështjen e Kosovës. Pse vallë? ai është lojtar i kombëtares dhe ku qëndron arsyeja që të kontaktohet ai për Kosovën”, përfundoi Kubilay Turkyilmaz.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi Swatch ka rritur shitjet e tij me dy për qind nga viti i kaluar, duke arritur... -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival -
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët -
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë















