CH-Ballkani
Kriza politike dëmton ekonominë në Maqedoni
Kriza politike që po zgjat më tepër se një vit, duket se po ndikon dhe në gjendjen ekonomike të Maqedonisë.
Kryetari i Akademisë së Shkencave, Taki Fiti, i cili thotë se disa herë radhazi ka lënë të kuptohet se në situata të këtilla nuk vijnë investitorët e huaj, konsumatorët nuk shpenzojnë dhe patjetër të ketë recesion.
“Tash po vuan sektori real i ekonomisë dhe parashikimet për prodhimin bruto të vendit nuk po rezultojnë sipas planeve optimiste dhe nga 3,7 sa parashihej fillimisht shkalla e rritjes, tash mund të përfundojmë në 1,5 përqind nëse nuk zgjidhet sa më shpejtë kriza. Madje edhe kjo do të ishte mirë varësisht nga zhvillimi i mëtejmë i krizës”, thotë ai për Zërin e Amerikës..
“Kriza politike do të marrë tatimin e vet sa i përket ekonomisë”, shprehet kryetari i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, Taki Fiti, i cili ka qenë ministër i Financave në vitet ’90 dhe profesor universitar, ndërkohë që shton se sistemi financiar i vendit vazhdon të jetë stabil, sepse 90 përqind e mjeteve të këtij sistemi i përket bankave komerciale.
Edhe ekspertë të tjerë, si ish-guvernatori I bankës popullore të Maqedonisë Petar Goshev vlerësojnë se Bankat janë në gjendje t’iu përgjigjen çdo moment klientëve të tyre në rast të kërkesave për tërheqjen e depozitave, por se kjo gjë do të ishte e dëmshme për ekonominë e përgjithshme, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Banka Popullore e Maqedonisë para pak ditësh mori vendim për shtrëngimin e politikës monetare. Sipas bankës, kjo masë është reagim ndaj rritjes së kërkesës për valuta te huaja.
Banka popullore bën të ditur se kërkesat për tërheqjen e kursimeve vazhdojnë të jenë të larta nga ajo që duhet të ishin në kushte normale.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla Shoqatat e vogla në disa kantone të Zvicrës përballen me një barrë të madhe administrative, pasi... -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli














