Kosova
Kroacia, e gatshme ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në NATO
Në një konferencë për media, ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banoziq, tha se shteti i tij do ta ndihmojë Kosovën për anëtarësim në NATO e institucionet e tjera.
Ai pas takimit me homologun kosovar, Armend Mehaj, shtoi se të ofrojnë ndihmë edhe në fushën e trajnimeve dhe shkollimit të pjesëtarëve të FSK-së.
“E kemi thelluar bashkëpunimin dhe partneriteti do t’i shërbejë thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Kroacia mund t’i ofrojë ndihmë Kosovës dhe përkrahim anëtarësimin e Kosovës në institucione euroatlantike”.
“Ne e mbështesim procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura. Dhe, ofrojmë ndihmë në fushën e trajnimeve dhe shkollimit. Unë dëshiroj të vazhdojmë të kemi bashkëpunimin tonë dhe të bëhet shkëmbimi i njohurive ndërmjet forcave tona. Takimi ynë është konfirmim i fuqishëm i bashkëpunimit miqësor”.
Përderisa Mehaj tha se është e rëndësishme të punohet për interesa strategjike e të përbashkëta, për çka sqaroi se e ka marrë mbështetjet e ministrit kroat, raporton EO.
“Marrëdhëniet tona nuk janë vetëm diplomatike, por edhe më tej. Kjo miqësi e ka pasur momentin kulmor më shumë se dy dekada kontribut që nderon vendet tona. Së bashku nënkupton interesa strategjike angazhim të përbashkët në mbarë globin”.
“Angazhimin për paqe e siguri. Këtë miqësi e kurorëzojmë sot me nënshkrimin e marrëveshjes për mbrojtje. Hap rrugë për trajnime ushtarake, bashkëpunim më të theksuar në industrinë e mbrojtjes”.
“Kroacia ka treguar gatishmëri për të na ndihmuar gjithmonë, jo vetëm na takimin sot, por edhe në takime të tjera ka treguar mbështetje. Gjithmonë ka vend për më shumë bashkëpunim”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











