Kosova
Kryediplomatja belge: Dialogu është mënyra për paqe afatgjate me Serbinë
Sot, ministrja e Jashtme e Belgjikës, Hadja Lahbib, pas takimit me homologen e saj kosovare, Donika Gërvalla, tha se në diskutimin e tyre çështje thelbësore ishte tema për dialogun Kosovë-Serbi, përcjell albinfo.ch.
Ministrja Lahbib tha se përkundër përparimit që është arritur deri tani, meqë tensionet vazhdojnë të jenë të larta, dialogu është e vetmja rrugë për paqe afatgjate.
“Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit ka qenë tema thelbësore, të cilën e kam ngritur edhe dje në Beograd. Të njëjtën porosi do të përçoj edhe këtu. Është bërë një përparim i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve, sidoqoftë tensionet janë ende të larta. Vetëm me dialog mund të arrihet. Përgjigjja që po e kërkojmë është deeskalimi dhe një përkushtim për procesin e normalizimit. Kjo është e vetmja mënyrë për të gjetur një paqe afatgjate dhe që do t’u japë të dyja palëve një të ardhme të integrimit në BE”.
Ajo tha se Kosova dhe Belgjika duhet të rrinë krah njëra-tjetrës në sfidat aktuale.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit













