Të tjera
Kryeministri bullgar: Hungaria e Serbia po mbështesin makineritë ushtarake të Rusisë
Hungaria dhe Serbia po mbështesin makinerinë ushtarake të Kremlinit dhe nuk po kërkojnë burime alternative të energjisë në mes të mosmarrëveshjeve të intensifikuara mbi një taksë mbi importet e gazit rus. Kështu ka deklaruar kryeministri bullgar, Nikolay Denkov, raportuar nga “Bloomberg” dy ditë më parë.
Denkov dekaroi se qeveria e tij synon të vendosë një taksë për gazin natyror rus që kalon transit përmes Bullgarisë. Qëllimi i kryeministrit është të ndërpresë fitimet për Gazprom të Rusisë, të cilat përdoren për të financuar luftën kundër Ukrainës.
Hungaria e ka quajtur këtë masë një “akt armiqësie”, ndërsa Serbia pretendoi se taksa kërcënon të ndalojë furnizimet thelbësore të karburantit në rajon.
“Kishte kohë të mjaftueshme për të kërkuar alternativa, për të parë se këto fitime po ushqejnë makinën e luftës së Putinit”, tha Denkov në përgjigje.
Më 17 tetor, kryeministri hungarez, Viktor Orban, u takua me presidentin Vladimir Putin në Kinë, takimi i tyre i parë që nga pushtimi rus i Ukrainës.
E-Diaspora
-
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisën sot për Kosovë Trupat e pajetë të tre kosovarëve që humbën jetën të martën në një kantier punimi në... -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg














