Bota
Kryeministri çek: Nuk lejojmë migrantë të paligjshëm në territorin tonë
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, ka paralajmëruar se nëse kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk gjen mënyrë për të frenuar fluksin e migrantëve, ai do t'i mbyllë kufijtë kombëtarë për grupe të caktuara azilkërkuesish.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Republikës Çeke u takua të premten për të diskutuar një plan krize, nëse Gjermania vendos të nisë mbylljen e kufijve për grupe të caktuara azilkërkuesish, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
“Nuk mund t’i lejojmë këta migrantë të paligjshëm në territorin tonë, sepse kur ata hyjnë në terrenin tonë, bëhen problemi jonë”, tha kryeministri çek, Andrej Babis.
Babis, themelues i partisë populiste ANO, tha se policia, doganat dhe ndoshta ushtria do të dërgohen menjëherë në kufi për të bërë kontrolle, nëse Gjermania mbyll kufirin e saj.
Babis theksoi mbështetjen e tij për një qendër refugjatësh jashtë Evropës dhe për një fushatë më të fuqishme kundër trafikantëve në Mesdhe.
Ai tha se është detyrë e Greqisë, Italisë dhe Spanjës për të monitoruar kufirin jugor të Evropës dhe se shtetet e tjera duhet të dërgojnë ndihmë sipas nevojës.
Republika Çeke dhe vendet e tjera të Vishegradit – Polonia, Hungaria dhe Sllovakia – e kundërshtojnë ashpër skemën e BE-së, që nga viti 2015, për t’i shpërndarë azilkërkuesit nëpër vende të ndryshme të bllokut, në bazë të sistemit të kuotave.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të Po ashtu kishte një Po të qartë mes njerëzve pa një preferencë të qartë partiake dhe...
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat