Kosova
Shkarkohet zëvendësministrja serbe, Vesna Mikiq
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e liroi nga detyra zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq, e cila vjen nga radhët e subjektit politik Lista Serbe.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se ky vendim u mor pasi Mikiq deklaroi se bombardimet e NATO-s mbi caqet e ish-Jugosllavisë ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb.
Sipas kryeministrit Haradinaj, deklarimet e tilla janë “të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes”.
Haradinaj tha se Mikiq i bëri komentet në Ministrinë e Drejtësisë, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
“Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq”.
Në vitin 1999, aleanca e NATO-s bombardoi caqet e ushtrisë serbe për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.
Sulmet zgjatën 78 ditë, ndërsa përvjetori i 20-të i nisjes së tyre u shënua të dielën.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













