Lajme
Kryeministri Hoti thotë se nuk do të ketë shkëmbim territoresh

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë do të bazohet në Kushtetutë.
Sipas tij, pas nënshkrimit të marrëveshjes finale me Serbinë, menjëherë duhet të ndodhë njohja reciproke, njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si çdo vend tjetër, shfuqizimi i rezolutës 1244 dhe të ecet tutje në procedurat e integrimit euroatlantik.
Kryeministri Hoti në diskutimin “Cila është platforma e Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë?” të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë se nuk i di prapaskenat e dialogut dhe se nuk do të flitet për shkëmbim të territoreve.
“Kam kërkuar nga partnerët tanë në ditën e parë të detyrës, në telefonatat në Berlin, Paris, Uashingon, Brukel, kam kërkuar si kryeministër të di ku ka arritur procesi. Përgjigjja e tyre ka qenë se nuk ka arritur askund, dhe se do të uleni si dy shtete të pavarura që do të negocioni për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që çon te njohja reciproke”, ka thënë Hoti.
“Marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Të gjithë partnerët e konfirmojnë që Kosova të ulet për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve. Dialogu tash zhvillohet për njohje reciproke dhe si derivat edhe për normalizim të marrëdhënieve”, ka thënë mes tjerash Hoti.
Më 27 qershor, kryeministri Hoti do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë, për të marrë pjesë në takimin ndërmjet dy palëve, Kosovës dhe Serbisë.
Ky takim është thirrur nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së për negociatat e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.
Të martën, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se shpreson që ky takim mund të rrisë shpresat për një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Mirëpo presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë në po të njëjtën ditë se, temë e takimit nuk do të jetë pranimi i pavarësisë së Kosovës, por çështjet ekonomike.
Dialogu Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel. Ai është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Kjo masë është zëvendësuar me reciprocitet, por qeveria e re e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka hequr të gjitha masat, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Çka premtojnë partitë në Kosovë për mërgatën? Të dielën e nëntë shkurti qytetarët e Kosovës do të votojnë për zgjedhjet parlamentare. Të drejtë...
-
Votimi jashtë Kosovës: Votimi me postë, votimi në përfaqësi diplomatike dhe informacione të tjera
-
Ku mund të votoni në Berlin?
-
Kjo është adresa ku mund të votoni nesër në Vjenë
-
Nesër mund të votoni në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra në vend të parë: Këto janë vendet më të zgjuara në botë Zvicra është shpallur shteti më i zgjuar në botë në një studim, duke arritur 92.02 nga...
-
Prodhuesit e qumështit duan të negociojnë çmimin e një litri në të paktën 1 frang
-
Më shumë se 100 ujqër u qëlluan në Zvicër vitin e kaluar
-
Nestlé mbron ujin e saj mineral pas skandalit
-
Ku në Zvicër keni më shumë gjasa të prekeni nga gripi këtë dimër?