Kosova
Hoti deklaron se nuk do të marrin vaksina nga Lindja
Në një prononcim të fundit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se për disa javë pritet arritja e vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, në mënyrë që të fillojë vaksinimi masiv. Në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19, Hoti tha se “Kosova është në fazë të pandemisë”, përcjell albinfo.ch.
“Informatat që mora dje nga ministri dhe drejtori janë shumë inkurajuese për përgatitjen teknike për vaksinimi. Ne jemi kritikuar edhe për vaksinat, por ne kemi bërë të gjitha përgatitjet për të sjellë vaksinën sipas standardeve të Bashkimi Evropian. Nuk kemi hyrë në lojëra për të sjellë vaksina nga vendet e Lindjes, vaksina të cilat nuk janë të certifikuara nga vendet e Bashkimit Evropian”, tha Hoti.
Edhe Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se angazhimet për sigurimin e vaksinës nga autoritete kompetente nuk janë ndërprerë asnjëherë.
“Ne kemi bërë më shumë se çdo shtet tjetër i rajonit. Kemi qenë dhe mbetemi shembull i menaxhimit të pandemisë. Mbi të gjitha, të parët kemi lejuar barërat klinike apo përdorimin e plazmës që po shpëton shumë jetë. Përderisa nuk jemi pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Organizatës se Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Bashkimit Evropian, partnerët për furnizim më vaksina nuk arrijnë të realizojnë premtimet dhe zotimet e veta. Por, përpjekjet tona nuk janë ndalur asnjëherë”, tha Zemaj.
Qytetarëve të Kosovës mjekimi nga COVID-19 po iu kushton me qindra euro.
Kosova vazhdon të jetë ende i vetmi vend në rajon, i cili nuk ka arritur të sigurojë asnjë lloj të vaksinës kundër koronavirusit.
Vaksinën e AstraZenecas dhe Oxford-it, Kosova pritet ta marrë falas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













