Kosova
Kryeministri i Kosovës: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian, proces historik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot takim me raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti ka njoftuar se në këtë takim është biseduar rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian, shkruan albinfo.ch.
“Është nder dhe kënaqësi e madhe që t’ju mirëpres. Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian është proces historik për vendin tonë. Ne besojmë që jemi në rrugën e duhur dhe po përpiqemi me aq sa dimë dhe mundemi që të bëjmë më të mirën në raport me vlerat themelore, demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë në të gjitha fazat e anëtarësimit”, ka shkruar ai.
Ndryshe gjatë ditës së sotme Bakoyannis u takua edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
Thirrje për qeverinë zvicerane që të ndalojë përdorimin e X Partia Socialiste Zvicerane thotë se do të paraqesë një mocion parlamentar mbi këtë temë nëse qeveria... -
Shoferët zviceranë paralajmërohen për mashtrimet me vinjetat elektronike në autostradë -
Kandidatët për parlamentin zviceran do të marrin pagesa papunësie pa kërkuar punë -
Trajnimi i inspektorëve të sigurisë nga zjarri ndryshon ndjeshëm në të gjithë Zvicrën -
Aldi do të mbyllë disa dyqane













