Kosova
Kryeministri i Kosovës kërkon mbështetjen e Holandës për liberalizim të vizave
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njofton se ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Stef Blok, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
“Kosova është e interesuar që bashkëpunimi politik dhe ekonomik me Holandën të avancohet dhe ne kemi nevojë edhe në këtë fazë të konsolidimit të vendit për mbështetje politike nga ky vend”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar nga ministri i Jashtëm, Stef Blok, mbështetjen e tij dhe të shtetit holandez për procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e vendit në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.
Ndërsa Blok, në takim me kryeministrin Haradinaj ka vënë theksin në marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy shteteve.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide













