Kosova
Kryeministri i Kosovës tregon sa marrëveshje janë duke u zbatuar mes Kosovës dhe Shqipërisë
Në prag të 28 Nëntorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se investimet e Shqipërisë në Kosovë gjatë vitit 2022 kanë qenë rreth 80 milionë euro, teksa sipas tij, këto investime janë rritur ndjeshëm dhe se lëvizja pa kontroll e qytetarëve ka ndihmuar rritjen e turizmit.
Këto deklarata ai i ka bërë në Forumin e Zhvillimit Rajonal Kosovë-Shqipëri, i cili u mbajt në Gjakovë, shkruan KP, përcjell albinfo.ch.
Ai ka deklaruar se marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Shqipërisë hapin mundësi të reja për ndërmarrësit, studentët dhe qytetarët.
“Nga gjithsej 184 marrëveshje, vetëm gjatë këtyre dy vjet e gjysmë midis dy qeverive, të dy republikave tona kanë arritur dhe kanë vënë në zbatim 58 marrëveshje të reja, ose gati 1/3 e të gjitha marrëveshjeve. Me ritëm gati katër herë më të shpejtë se gjatë gjithë viteve të mëparshme. Suksesi ka vlerë kur në vend të vetëkënaqësisë nxit vetëbesimin për suksese të tjera. Në rrugëtimin tonë ka suksese, nuk jemi as vetëm e as në shtigje të pashkelura. Kjo është rruga e shtruar nga Bashkimi Evropian i sotëm dhe tregu i përbashkët evropian i dikurshëm. Andaj duhet të ecim më shpejt kah tregu ynë i përbashkët, kah sistemet dhe mekanizmat e përbashkëta, kah bashkimi doganor, kah çdo përbashkim që na shërben dhe na bën gati për t’u integruar edhe në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.
Tutje ai ka shtuar se lehtësimi i tregtisë me heqjen e barrierave tregtare dhe promovimi i lëvizjes së lirë janë hapa të rëndësishëm drejt integrimit të përbashkët ekonomik.
“Investimet nga Shqipëria në Kosovë nga viti 2019 në vitin 2022 janë rritur ndjeshëm dhe shprehur në vlera në vitin 2019 ishin 15. 2 milionë euro, ndërkaq në vitin 2022 kanë mbërritur shifrën prej 79.7 milionë euro. Lëvizja pa asnjë kontroll e qytetarëve tanë gjatë sezonit veror, qershor-shtator si dhe gjatë fundjavave, është një tjetër sukses i rëndësishëm i bashkëpunimit tonë. Ky lehtësim i lëvizjes ka ndihmuar rritjen e turizmit në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë-Vërmicë. Kësisoj në vitin 2022 vetëm në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë-Vërmicë kanë kaluar rreth 8. 2 milionë qytetarë”, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut Përveç Valentina Fazlijës (FDP), në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut janë edhe tre politikanë të tjerë... -
Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në autobusin në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Ambasada e Kosovës në Zvicër: Ende nuk ka informata nëse ka shtetas kosovarë mes viktimave të tragjedisë në autobus -
Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani
Jeta në Zvicër
-
UBS kërkon të shmangë paditë e reja lidhur me llogaritë naziste UBS ka kërkuar nga një gjykatës amerikan të sqarojë kufijtë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të vitit 1999... -
Tragjedia në Chiètres: Të gjitha viktimat e zjarrit në autobus janë identifikuar -
Siguria nga zjarri dhe ndërtimi i qëndrueshëm në qendër të webinarit të parë të AES -
Henniez: Uji mineral i ndotur nga pesticidet -
Tri spitale të Zvicrës në listën e 20 spitaleve më të mira në botë












