Lajme
Kryeministri Thaçi priti afaristë nga Zvicra dhe Gjermania
Thaçi pasi përsëritur ftesën e qeverisë, për bizneset zvicerane dhe gjermane për të rritur investimet e tyre në Republikën e Kosovës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot një delegacion të zgjeruar të afaristëve zviceranë dhe gjermanë, të kryesuar nga përfaqësuesi i Swis, Bruno Gehrig.
I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pasi iu ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, ka zhvilluar një bashkëbisedim me afaristët zviceranë dhe gjermanë, njofton Kosovainfo.
Në takim, kryeministri Thaçi ka potencuar edhe investimet e fuqishme të Qeverisë së Republikës së Kosovës në infrastrukturën rrugore, përkatësisht autostradën Vërmicë-Merdarë, autostradë kjo që është duke e ndërtuar konsorciumi i njohur Bechtel-Enka. Në vazhdim, kryeministri Thaçi ka përmendur fillimin e përgatitjeve për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup, procesin e privatizimit të PTK-së, një mundësi kjo e mirë për investitorët seriozë për të zhvilluar sektorin e telekomunikimit në Kosovë, pastaj procesin e suksesshëm të koncesionimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, sektorin e energjisë dhe shumë projekte tjera të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.
Në bashkëbisedim me afaristët zviceranë dhe gjermanë, kryeministri Thaçi ka theksuar përkushtimin e qeverisë për zhvillimin e sektorit të Bujqësisë, si një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Në takim, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka njoftuar investitorët zviceranë dhe gjermanë, për Planin e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, që është hartuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, një plan ky i hartuar nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, që përcakton prioritetet kryesore të zhvillimit ekonomik të Kosovës, afatet kohore për implementimin e këtyre prioriteteve dhe rrjedhimisht një plan që hap mundësi të shumta për investitorët e huaj për të investuar në Republikën e Kosovës.
Kryeministri Thaçi po ashtu theksoi se forcimi i sektorit privat, infrastruktura ligjore në fuksion të lehtësirave të të bërit biznes, rritja e vendeve të reja të punës do të vazhdojë të jetë në agjendën prioritare të punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Më tej, kryeministri Thaçi pasi ka theksuar raportet e shkëlqyera të Kosovës me Zvicrën dhe Gjermaninë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, ka ripotencuar ftesën e tij dhe të qeverisë që drejton, për të gjitha bizneset zvicerane dhe gjermane për të rritur investimet e tyre në Republikën e Kosovës.
Nga ana e tyre, afaristët zviceranë dhe gjermanë, falënderuan kryeministrin Thaçi për mikëpritjen dhe theksuan interesimet e tyre konkrete për të investuar në Republikën e Kosovës, në sektorë të ndryshëm ekonomikë.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve Rritja e çmimeve të karburanteve ka ardhur në një moment të pafavorshëm, pikërisht kur shumë pushues... -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi














