Lajme
Kryeministrja serbe: Kurti do vetëm konflikte, BE-ja, më e shqetësuar se kurrë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se e vetmja gjë që dëshiron kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është të provokojë një konflikt, teksa sipas saj, nuk ka parë ndonjëherë disa përfaqësues të Bashkimit Evropian kaq të shqetësuar për atë që do të ndodhë më pas.
Ajo tha se mbrëmë ka ardhur një paralajmërim nga SHBA-ja se duhet të zbatohet Marrëveshja e Brukselit dhe se duhet të formohet Asociacioni.
“Kjo është arsyeja pse ai e sheh rrugëdaljen në provokimin e një konflikti dhe kjo është e qartë për të gjithë nga SHBA-ja dhe BE-ja. Dhe është një shqetësim i madh. Pozicioni ynë nuk do të jetë i lehtë dhe shtatori do të jetë mjaft i vështirë”, ka thënë ajo për TV Pink, përcjell albinfo.ch.
E pyetur për Forumin e Bledit, ajo ka thënë se ishte një ndjenjë e tmerrshme për të, sepse duhet të ulet me dikë që keqtrajton popullin serb, dhe sipas saj, nuk respekton asnjë marrëveshje dhe përpiqet t’i çmendë gjithë botën, BE-në e SHBA-në.
“Nëse ai thotë se është ‘Zelensky i vogël’, kurse ne këtu jemi ‘Putini i vogël’, atëherë Kosova është historia më e suksesshme në historinë e njerëzimit dhe ai udhëheq një qeveri që është lider në respektimin e të drejtave të njeriut… është një sherr mes serbëve dhe shqiptarëve, por duhet t’i thuash gjërat siç janë, si janë ata, cili është pozicioni i vendit tuaj dhe sa e vështirë është situata. Por ju duhet të përballeni me të”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera Brnabiq ka thënë se edhe përfaqësuesi special i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, në korrik ka thënë se populli serb po vuan jashtëzakonisht.
“Është e vështirë kur duhet të ulesh në një panel me një person që ka lejuar të qëllohen gjashtë serbë në Kosovë. Ai që ka qëlluar një fëmijë 11-vjeçar është në liri. Dhe ai person [Kurti] jo vetëm që ka krijuar atmosferën për një gjë të tillë, por edhe inkurajon një akt të tillë ndaj serbëve. Dhe pastaj thotë se ata janë lider në respektimin e të drejtave të njeriut, ndërsa ju keni serbë që janë mbajtur në paraburgim për ndërtime pa leje për më shumë se 21 muaj”, u shpreh Brnabiq.
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit














