Shkurt.ch
Kryeparlamentari, 22 udhëtime jashtë vendit për 12 muaj
Ai ka tejkaluar për 160 mijë franga buxhetin për marrëdhënie ndërkombëtare të Dhomës së Kantoneve, që ishte 350 mijë franga
Kryetari i derivonshëm i Dhomës së Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës, politikani nga partia CVP/PDC, Filippo Lombardi gjatë mandatit të tij ka treguar zell të posaçëm për të udhëtuar jashtë vendit.
Asnjë kryetar i deritashëm i kësaj dhome nuk kishte ndërmarrë kaq shumë udhëtime sikur Lombardi, shkruajnë mediet zvicerane. Aq shumë sa që buxheti për marrëdhënie ndërkombëtare i Dhomës së Kantoneve është shpenzuar duke kaluar për 50 për qind në “të thatë”. Që i bie se gjysma e shumës është shpenzuar pa qenë e disponueshme, gjegjësisht është hrë në borxh.
Bëhet fjalë për tejkalimin prej 160 mijë frangash, të buxhetit që ishte 350 mijë franga. Kështu dëshmojnë shifrat e publikuara nga shërbimet përkatëse të parlamentit. Ai gjatë 12 muajve ka realizuar hiç më pak se 22 udhëtime ndërkombëtare, me aeroplan shkruan tagesanzeiger.ch. Me këtë rast duhet kujtuar se kryetarët pararendës të dhomës në fjalë nuk kanë bërë asnjëherë me shumë se tri ose katër udhëtime jashtë vendit gjatë mandatit njëvjeçar.
Në mënyrë që kjo shumë të mbulohet disi, Dhomës së Kantoneve i duhet të bëjë kërkesë për një kredi plotësuese, ka thënë një zëdhënës i shërbimeve parlamentare. Dhe, sipas tij, përgjegjës për tejkalimin e buxhetit ka qenë në veçanti kryetari i kësaj dhome për vitin që kaloi, Filipo Lombardi. Ai e ka shfrytëzuar mandatin e tij të shkurtë në mënyrë shumë intensive për ë realizuar një numër të madh udhëtimesh jashtë vendit.
Pas përfundimit të mandatit të tij të kryetarit të Dhomës së Kantoneve, Filipo Lombadi ka marrë postin e kreut të grupit parlamentar të CVP/PDC-së në Dhomën Nacionale të Parlamentit të Zvicrës.
I ballafaquar me kritika për shpenzime të tepruara, Lombardi ka thënë për mediet zvicerane se nuk ndjehet përgjegjës. Ai madje është i bindur se është bërë një punë shumë e mirë dhe se shpreson që edhe në të ardhmen dimensioni ndërkombëtar i punës së parlamentit të mbështetet mirë financiarisht.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit Operacionet e fluturimit në pistën e prekur do të rifillojnë këtë të shtunë. Kjo ishte planifikuar... -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër?













