Kosova
Kryeparlamentarja Osmani u takua me homologun e saj zviceran, Aebi
Aebi ka thënë se Zvicra është në vendin e katërt të të gjitha vendeve të botës që kanë ndihmuar Kosovën gjatë këtyre më shumë se 20 viteve
Kryetarja e Parlamentit të Kosovës dhe presidentja në detyrë e vendit, Vjosa Osmani, ka mbajtur sot një konferencë për media pas takimit të saj me mikpritësin, kryetarin e Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, Andreas Aebi.
albinfo.ch raporton nga Berna.
Në konferencë ajo u është drejtuar mediave të pranishme së bashku me homologun e saj, z. Aebi.
© albinfo.ch
Nikoqiri zviceran i ka uruar fillimisht zonjës Osmani fitoren “e shkëlqyer” siç është shprehur ai, të saj dhe të partisë për të cilën ajo ka garuar. Më tutje, kryeparlamentari zviceran ka kujtuar raportet shumë të mira në mes të dy shteteve. Në këtë kuadër, përveç ndihmave dhe mbështetjes që Zvicra i ka ofruar në vazhdimësi shtetit më të ri të Kosovës, ai ka thënë se raportet e tilla i ka mundësuar edhe diaspora kosovare “e integruar shumë mirë” në Zvicër, shkruan albinfo.ch. Kjo ka bërë, sipas tij, që krahas marrëdhënieve zyrtare, politike, ekonomike etj., të lidhen edhe shumë lidhje miqësore e familjare në mes të njerëzve të të dy vendeve.
Aebi ka thënë se Zvicra është në vendin e katërt të të gjitha vendeve të botës që kanë ndihmuar Kosovën gjatë këtyre më shumë se 20 viteve. Ai ka theksuar edhe kontributin që Zvicra po jep për mbrojtjen e paqes në Kosovë, përmes misionit paqësor Swisscoy në kuadër të KFOR-it.
© albinfo.ch
Ndërsa presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Zvicrën për gjithë kontributin që ajo ka dhënë e vazhdon të japë për Kosovën. Në këtë kontekst ajo ka veçuar ndihmën e madhe që shteti helvetik i ka ofruar Kosovës që nga “kohët e errëta” të përpjekjeve për çlirim e pavarësi, raporton albiunfo.ch. Më tutje, ka vënë në pah ajo, Zvicra ka qenë ndër vendet e para që kanë mbështetur fuqishëm të drejtën e Kosovës për pavarësi dhe rrjedhimisht, ndër vendet e para që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Më tutje znj. Osmani ka theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve forcohen edhe falë diasporës së madhe kosovare, të integruar në të gjitha sferat e jetës në Zvicër. Këtu ajo ka përmendur veç tjerash edhe sukseset e kësaj diaspore, duke veçuar shembullin e futbollistëve të famshëm me prejardhje nga Kosova, të cilët janë edhe një urë tjetër lidhëse mes dy vendeve.
Kryeparlamentarja dhe presidentja në detyrë e Kosovës vazhdon gjatë pasdites së sotme takimet me autoritete tjera të larta të Zvicrës, mes të cilëve edhe me ministrin e jashtëm, Ignazio Cassis.
albinfo.ch do të ju mbajë të informuar lidhur me vizitën e zonjës Osmani në Zvicër.
https://www.facebook.com/albinfo.ch/posts/3871203636252322
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029














