Kosova
Kryeprokurori Lumezi takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet dhe drejtorin e Zyrës Zvicerane për Koordinim dhe Zhvillim, Patrick Etienne, të cilët i ka njoftuar me funksionimin dhe punën e Prokurorit të Shtetit si dhe të arriturat e këtij institucioni në avancimin dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Lumezi ka potencuar se Prokurori i Shtetit mbetët i përkushtuar në luftimin e veprimtarive të ndryshme kriminale, me theks të veçantë në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe veprave të tjera të kundërligjshme.
Kryeprokurori i Shtetit dhe Ambasadori i Zvicrës kanë diskutuar edhe për rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional në mes të institucioneve të drejtësisë kosovare me ato zvicerane, në veçanti me Institutin e Forenzikës së Zvicrës, në trajtimin e ekspertizave të ndryshme nga ana e këtij instituti.
Rëndësi të veçantë në këtë takim iu kushtua edhe bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, ku Kryeprokurori i Shtetit ashtu edhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë e vlerësuan lart bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa theksuan nevojën e thëllimit të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen ndërmjet Prokurorisë së Shtetit me atë të Zvicrës.
Po ashtu, Kryeprokurori Lumezi dhe ambasadori Lebet diskutuan edhe për mundësinë e vazhdimit të projektit të SAEK-ut në Kosovë.
Në anën tjetër, Ambasadori Lebet e ka vlerësuar punën të cilën është duke e bërë Prokurori i Shtetit, si dhe ka ofruar mbështetjen e tij dhe të shtetit zviceran, për ta ndihmuar edhe me tutje sistemin prokurorial të Kosovës me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














