Kosova
Kryetari i AKK-së kërkon dialog për ndaljen e grevave
Zgjidhja sa i përket grevave në sektorin e arsimit, mund të arrihet vetëm përmes dialogut ndërmjet palëve, ka thënë kryetari i Asociacioni i Komunave të Kosovës, Agim Aliu. Ai tha se ndalja eventuale e pagave nuk është zgjidhje e problemit.
Zgjidhja sa u përket grevave në sektorin e arsimit mund të arrihet vetëm përmes dialogut ndërmjet palëve, ka thënë kryetari i Asociacioni i Komunave të Kosovës, Agim Aliu. Ai tha se ndalja eventuale e pagave nuk është zgjidhje e problemit.
Ai këto komente i bëri pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ku ka thënë se Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kryer të gjitha obligimet e veta sa u përket përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, por nuk është përgjegjëse për grevat, përcjell Albinfo.ch.
“Ne patëm rastin të njoftojmë presidenten për atë që kemi bërë ne komunat. Ne para dy ditësh, duke pasur parasysh situatën që kishim, kemi mbajtur një mbledhje me të gjitha komunat dhe kemi kërkuar të kemi debat mes nesh, sepse janë qytetarët, në radhë të parë fëmijët, dhe kur mungon debati, është në përgjegjësinë që ne ta gjejmë atë. Në këtë rast komunat nuk janë palë, por janë ato që po paguajnë çmim, sepse sikurse që e dini edhe administratat komunale janë në grevë. Sidoqoftë, ne kemi dhënë dhe do të vazhdojmë të japim kontributin, ndërsa sa i përket asaj që i takon nivelit komunal, ne të gjithë e kemi bërë me kohë. Çështja pse nuk kanë filluar është çështja e grevës dhe në takim duhet ta ketë epilog përfundimin e grevës, por kjo nuk do të arrihet nëse nuk do të ketë ulje në mes të palëve”, ka thënë ai.
Duke folur rreth listave që është kërkuar nga Thesari se ato është dashur t’i dërgojnë komunat, Aliu tha se listat i kanë dorëzuar gjithmonë brenda afateve kohore, sikurse edhe për muajin gusht dhe se njësoj do të veprojnë edhe për muajin shtator.
“Ajo që po mungon është dialogu dhe nuk janë masat që e zgjidhin problemin. Duhet ulur të gjitha palët. Është bërë temë çështja e listave. Më lejoni të sqaroj se listat që kërkohen nga kryetarët e komunave, nga zyrtarët kryesorë financiarë të cilët janë në grevë, zakonisht përfundimisht përfundojnë më çdo datë dhjetë të muajit vijues. Për pagat e gushtit i kemi dorëzuar më 10 gusht. Tash më 10 shtator duhet të dorëzojmë listat për pagat e muajit shtator. Duhet ulur palët të ndalin grevën dhe të mos e kërkojnë fajtorin”, tha ai./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













