Shqipëria
Londra mbështet të prekurit nga tërmeti në Tiranë
Kryebashkiaku i Londrës është solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti i disa ditëve më parë në Tiranë.
Londra, një nga bashkitë më të mëdha në botë, ka shprehur mbështetjen dhe ndihmën ndaj familjeve që u janë dëmtuar banesat.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Sadiq Khan shkruan se pas një bisede të zhvilluar sot me homologun e tij në Tiranë, kryebashkiakun Erion Veliaj, i ka ofruar ndihmesën e tij, përcjell albinfo.ch.
“Familjarët dhe miqtë e shumë shqiptarëve që jetojnë në Londër janë prekur nga tërmeti i ditëve të fundit në rajonin e Tiranës. I lumtur që komunikova me Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, për t’i ofruar atij mbështetjen dhe solidaritetin për të gjithë të prekurit nga tërmeti”, shkruan në Twitter kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, teksa riposton një postim të bërë me herët nga Veliaj mbi situatën e familjeve të prekura nga lëkundjet e tokës.
E-Diaspora
-
Shqiptari i vë flakën vetes në Itali, në sy të gruas së tij Ngjarje e rëndë: 47-vjeçari shqiptar i vë flakën vetes në sy të gruas - ja çka...
-
Mërgimtarët hasin në probleme gjatë regjistrimit të popullsisë, ReKos 2024
-
Njoftim për diasporën: Vetëm edhe 10 ditë për regjistrimin e popullsisë, ReKos 2024
-
Zvicër
Ardon Jashari, me çmimin “Safp Golden Eleven” si mesfushori më i mirë në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night
Jeta në Zvicër
-
Gaza: Zviceranët caktojnë afro 11 milionë franga për UNRWA Zvicra po propozon t’i japë 11 milionë dollarë agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, veçanërisht për...
-
A mund të pretendojë ende Gjeneva të jetë ‘kryeqyteti i paqes’?
-
Zvicra dhe Kosova, marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Matching Skills to Jobs”
-
Zvicër
Ardon Jashari, me çmimin “Safp Golden Eleven” si mesfushori më i mirë në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night