Kosova
Kryetari i Prishtinës kërkon të hiqen të gjitha kufizimet
Masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend duhet të rishikohen.
Së fundmi, nga situata e krijuar në aspektin pozitiv në Kosovë, e veçmas në Prishtinë, ka reaguar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku ka kërkuar që masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend të rishikohen.
Sipas tij, ato tani nuk janë në përputhje me situatën në vend.
“Për më keq, nuk po respektohen nga qytetarët – e besa as që ka mundësi të zbatohen nga policia e inspektorët”, ka thënë Ahmeti.
Po ashtu, kreu i Prishtinës ka vlerësuar, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se “është koha që Kosova të intensifikojë rihapjen dhe të veprojë sipas situatës epidemiologjike”.
Shkrimi i plotë i Ahmetit:
Kemi qenë të parët që kemi kërkuar masat restriktive me 6 mars dhe kemi pas të drejtë.
Sot, po kërkojmë që masat të rishikohen në përputhje me situaten. Nuk jam mjek, por këto masa tashmë nuk janë në përputhje me situatën, dhe për më keq nuk po respektohen nga qytetarët – e besa as që ka mundësi të zbatohen nga policia e inspektorët.
Është koha që Kosova të intensifikojë rihapjen dhe të veprojë sipas situatës epidemiologjike.
Fokusi i masave duhet të jetë:
– Mbrojtja e personave të rrezikuar nga sëmundjet kronike dhe ata të moshës mbi 60 vjet;
– Izolimi i rasteve pozitive dhe kontakteve potenciale;
– Rregullat për hapësirat e mbyllura, posaçërisht në gastronomi;
– Rihapja e çerdheve dhe rihapja graduale e shkollave (klasat 1-5 fillimisht);
– Maskat si mbrotja primare nga një shpërthim eventual;
– Të hiqen oraret e lëvizjes;
– Të hiqet karantina nga Qendra e Studentëve dhe të kthehemi në vetizolim detyrues;
– Të hapen kufijtë me shtetet që nuk kanë krizë epidemiologjike me prioritet Shqipërinë.
Faza e dytë nuk ka kuptim te zgjas dy jave.
Humbjet ekonomike tashmë janë shumë të mëdha. Do te na duhen ide kreative për tu përballë me humbjet që do të zgjat me muaj.
Ndërsa ne si komuna duhet shpejt të lëvizim drejt qyteteve më të pastra me më pak kerre e më pak ndotje.
Tash koha te merremi me pasoja.
#jemiPRcdonjerin
#shpiPRkrejt
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën













