Kosova
Kryetari serb s’e di ç’do BE-ja, por “pavarësinë e Kosovës nuk do ta njohë”
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçqi ka deklaruar se nuk e di se çfarë BE-ja dëshiron nga Serbia lidhur me çështjen e Kosovës dhe ka vlerësuar se me siguri as ajo vetë s’e di.
Ai ka përsëritur se as që bëhet fjalë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Vuçiqi gjatë takimit me raportuesin e Parlamenti Evropian për Serbinë David Mcallister e ka njoftuar për “gjërat jo shumë të mira që po ndodhin në Kosovë”.
Ai ka rinumëruar ditët qëkur s’është formuar Asociacioni i Komunave serbe sipas marrëveshjes së Brukselit.
“Sa i përket faktorit ndërkombëtar, kam thënë se nuk e kam asnjë ide se çfarë do ai nga Serbia, porse Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës ashtu si dëshiron ai, madje edhe nëse më godasin me shata në kokë“, ka thënë Vuçiq, shkruan Kohanet, përcjell Albinfo.ch .
“Mirë është të kemi paqe dhe njëfarë stabiliteti. E deri kur do të zgjasë ajo, askush s’e di. Ne duam ta mbrojmë paqen, por për tango duhen dy vet”ka thënë Vuçiq .
“Ne do të bëjmë çdo gjë që ta ruajmë paqen. I kam thënë Mcallisterit se nuk e di ç’ pritet nga Serbia. Kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë dhe gjithmonë dialogun duhet ta mendojmë si zgjidhje tjetër të problemit. Por kjo nuk varet vetëm nga Serbia”, ka thënë Vuçiqi.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













