Fun
Ku jetojnë më së shumti njerëz me mbipeshë?
Samoa amerikane, gjendet në krye të listës. Në këtë vend 75 për qind e njerëzve janë me mbipeshë
Në jug të Paqësorit, në lindje të Australisë dhe Fixhi, janë vende që kryesojnë listën kur bëhet fjalë për njerëz me mbipeshë. Më parë është dokumentuar edhe teorikisht se këto vende janë të prirura për trashje.
Samoa amerikane, gjendet në krye të listës. Në këtë vend 75 për qind e njerëzve janë të trashë.
Ishujt Nauru, të cilët gjenden në jug të Paqësorit, zënë vendin e dytë dhe të tretë. Në Nauru 71 për qind e popullsisë është me mbipeshë. Duke pasur parasysh se këta ishuj janë gjetur nën ndikimin e kolonizimit pas Luftës së Dytë Botërore, ndryshimi i të ushqyerit është faktori numër 1 për numrin e madh të njerëzve me mbipeshë.
Në anën tjetër, Bangladeshi dhe Etiopia është gjetur në fund të listës për trashësi. Në këto vende ka vetëm një për qind të popullsisë me mbipeshë. Vetëm pas tyre është Nepali.
Trashja është një sëmundje kronike që ndodh me mbledhjen e yndyrës së tepërt në trup. Çdo rritje në peshë 10 për qind më shumë se idealja quhet trashësi. Trashësia rrit gjasat e sëmundjeve të ndryshme, veçanërisht të zemrës, diabetit dhe disa lloje kanceresh dhe astmës.
http://www.dailymail.co.uk/health/article-2920219/How-fat-country-nations-highest-obesity-rates-new-maps-surprise-you.html
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse












