Lajme
Ku jetojnë të huajt në Zvicër?
Numri më i lartë i të huajve vijnë nga Italia (15.3 përqind), Gjermania (14.6 përqind), Portugalia (12 përqind), Franca (6.7 përqind), Kosova (5,4 përqind) dhe Spanja (4 përqind)
Një studim i ri tregon se, për çuditërisht, numri më i madh i të huajve jetojnë në qytete të mëdha zvicerane dhe zona përreth qendrave urbane.
Dy studiues nga Universiteti i Gjenevës, të cilët zhvilluan studimin, gjetën “një prani të fortë të huaj” brenda dhe rreth qyteteve të mëdha, të cilat janë afër qendrave ekonomike dhe mundësi punësimi – të tilla si brigjet e Liqenit të Gjenevës ose Liqenit të Cyrihut, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Përqendrimi më i lartë i të huajve (62.4 përqind) mund të gjendet në periferi të Crissier në Lozanë, sipas studimit, përcjell tutje albinfo.ch.
Zona e Lozanës dhe qytetet e afërta janë shtëpia e disa ndërmarrjeve të mëdha ndërkombëtare, ku shumë prej tyre punojnë – Philip Morris International, Nestlé, Medtronic dhe Instituti Politeknik i Federatës (EPFL), midis tyre.
Numri më i vogël i shtetasve të huaj, nga ana tjetër, është në Röthenbach, i vendosur në rajonin e Bernese Emmental, ku ka 37 të huaj midis 1,172 banorëve.
Shpërndarja e kombësive të ndryshme nëpër Zvicër ndryshon shumë dhe në shumë raste është e bazuar në gjuhë dhe gjeografi. Për shembull, gjermanët, francezët dhe italianët jetojnë kryesisht në rajonet e tyre përkatëse gjuhësore.
Portugezët janë kryesisht në kantone që flasin frëngjisht dhe turqit në rajonet që flasin gjermanisht, përcjell tutje albinfo.ch.
Sa për amerikanët, studimi tregon se më shumë se gjysma jetojnë në të tre kantonet: Cyrih, Vaud dhe Gjenevë, ku mund të gjendet ambienti më ndërkombëtar dhe mundësitë profesionale.
Studiuesit gjithashtu raportuan se në mesin e popullatës së huaj, portugezët dhe turqit zakonisht përqendrohen në lagje me banesa relativisht të lira, pavarësisht nga kantoni.
Rreth 2,125,410 shtetas të huaj ishin rezidentë në Zvicër në fund të marsit 2020, përfshirë 1,452 421 nga BE, si dhe nga Norvegjia, Islanda dhe Mbretëria e Bashkuar.
Numri më i lartë i të huajve vijnë nga Italia (15.3 përqind), Gjermania (14.6 përqind), Portugalia (12 përqind), Franca (6.7 përqind), Kosova (5,4 përqind) dhe Spanja (4 përqind).
E-Diaspora
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës Duke filluar nga 1 maji, filmi i Fisnik Maxvile (Maxhuni) mund të shihet në kinematë e...
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
-
Hannover
Hannover: Biznesmenët e Diasporës do të takohen me Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike