Turizëm
Ku shpenzuan turistët më shumë?
Shifrat e përmendura përjashtojnë turizmin vendas, duke dhënë një pamje të saktë se cilat vende varen më së shumti (dhe më së paku) në tregun ndërkombëtar të turizmit
Vitin e shkuar, turistët shpenzuan dy miliardë dollarë në Shqipëri, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit, një agjenci në OKB.
Harta tregon se në Ballkan, kryeson Kroacia, me 11 miliardë dollarë, Shqipëria e dyta dhe Mali i Zi dhe Serbia me një miliardë dollarë.
Autorët e ‘how much’ përmes kësaj harte të re, tregojnë vendet me industri të lulëzuar ndërkombëtare të turizmit dhe sugjerojnë një pabarazi dramatike midis vendeve ku turistët shpenzojnë shuma të mëdha dhe vendet ku ata shpenzojnë pak ose fare, shkruan “monitor”.
Më të dhënat e OBT, një shpenzim turisti përcaktohet çdo shumë e shpenzuar nga një turist ndërkombëtar përbrenda, duke përfshirë gjëra të tilla si transporti, mallrat dhe shërbimet. Shifrat e përmendura përjashtojnë turizmin vendas, duke dhënë një pamje të saktë se cilat vende varen më së shumti (dhe më së paku) në tregun ndërkombëtar të turizmit, përcjell albinfo.ch.
Ekzistojnë disa njohuri të rëndësishme për industrinë turistike në mbarë botën në vizualizimin e “How Much”. Konkluzioni më i dukshëm është se cilat vende përfitojnë më shumë (dhe më pak) para nga turistët ndërkombëtarë. Vetëm SHBA-ja është përgjegjëse për 16% të shpenzimeve turistike të të gjithë botës ( 211 mld dollarë).
Në fakt, vendet që tërheqin më shumë para kanë tendenca të jenë vende perëndimore, plus disa pika të nxehta në Azinë Lindore si Japonia, Tajlanda dhe Makao.
Shpenzimet relativisht të pakta bëhen në jug, duke përfshirë edhe Amerikën e Jugut. Përjashtime të dukshme janë Australia (42 mld dollarë) dhe Zelanda e Re (10 mld dollarë), të cilat kanë prioritet edhe nga të qenit vende anglishtfolëse.
5 vendet që kanë përfituar më shumë nga turistët në 2017
- SHBA: $ 211 mld
- Spanjë: $ 68 mld
- Francë: $ 61 mld
- Tajlandë: $ 57 mld
- Mbretëria e Bashkuar: $ 51 mld
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin Ata mezi kanë asnjë shans për azil dhe shpesh shfaqen në statistikat e krimit: Të rinjtë... -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet















