E-Diaspora
Kufoma e gjetur në liqe është e 19 vjeçarit shqiptar të vrarë nga gjakmarrja
I akuzuari 46 vjeçar nga Göppingeni ngarkohet nga prokuroria se e ka mbytur viktimën, një djalë 19 vjeçar, duke e goditur me një numër të madh të rënash me një çekiç
Rreth tetë muaj më parë në liqenin Anglersee në afërsi të Erbach-ut, rrethina e Ulm-it qe gjetur kufoma e një të riu. Vetëm dje (e hënë) prokuroria e Ulm-it ka ka shpallur akuzën ndaj vrasësit të dyshuar. Konsiderohet se në këtë rast kemi të bëjmë me një akt gjakmarrjeje në mes të shjqiptarëve, shkruan südwestpresse.de.
I akuzuari 46 vjeçar nga Göppingeni ngarkohet nga prokuroria se e ka mbytur viktimën, një djalë 19 vjeçar, duke e goditur me një numër të madh të rënash me një çekiç, transmeton albinfo.ch. Pas kësaj e ka hedhur kufomën në liqe, ku është gjetur nga fundi i majit të vitit 2017.
Prokuroria, pas hetimeve të kryera veç tjerash edhe në Shqipëri, konsideron se bëhet fjalë për vrasje në emër të gjakmarrjes. Në prapavijë të këtij krimi ka qenë një delikt u vrasjes së rëndë që ishte kryer në Shqipëri në vitin 2000. Ndërsa viktima 19 vjeçare, me banim në Nordrhein-Westfalen i cili atëbotë nuk ishte as 2 vjeç, është nipi i atij që kishte kryer vrasjen, 17 vjet më parë dhe i cili vazhdon të mbajë burgun në Shqipëri.
Policia dhe prokuroria mendojnë se i dyshuari për vrasje, i cili po qëndron në burg nga fundi i qershorit të vitit që shkoi, duke bërë vrasjen ka pasur mbështetje nga një person tjetër, i cili është në arrati, transmeton albinfo.ch. I akuzuari, i cili nuk ka qenë i dënuar më parë, po e mohon veprën.
Hetimet shumë të gjera dhe të detajuara, i ka kryer një komision i posaçëm i emërtuar “See” (Liqeni). Anëtarët e komisionit kanë shkuar deri në Shqipëri, në vendin prej nga vijnë vrasësi dhe i vrari. Sipas të dhënave nga familja e 19 vjeçarit, rezulton se vrasja është bërë për hakmarrje, mbi bazë të kanunit.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











