Jeta në Zvicër
Kujdes, mund të sëmureni në spitalet zvicerane
70 mijë njerëz sëmuren çdo vit në spitalet zvicerane dhe në shtëpi pleqsh nga infeksionet. 2.000 prej tyre vdesin.
Çdo i treti rast megjithatë mund të parandalohet, besojnë autoritetet.
Gjashtë deri në tetë për qind e pacientëve marrin një infeksion në spitale.
Rreth 2 mijë vdekje raportohen çdo vit të kenë ndodhur nga një infeksion i fituar në spital. “Në parim, të gjithë pacientët në spital janë në rrezik. Por, shumica e atyre me sëmundje që ia kanë dobësuar sistemin imunitar; njerëzit e vjetër apo njerëzit në kujdesin intensiv”, tha për SRF Stefan Kuster, mjek i infektologjisë.
Popullsia po plaket, mangësitë në imunitet janë në rritje. Dhe, pavarësisht gjithë kujdesit, operacionet jo gjithmonë mund të jenë pastruar si duhet. Infeksionet në spitale dhe në shtëpi pleqsh për këtë arsye janë të pashmangshme.
Ulrike Schröder nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) thotë se janë në implementim të një strategjie për të reduktuar këto infeksione të parandalueshme në spitale dhe shtëpi pleqsh dhe, në këtë mënyrë, për t’i mbrojtur më mirë pacientët dhe kujdestarët prej saj”.
Qëllimi i parë i projektit është që të mblidhen shifra të besueshme për shtrirjen e problemit dhe për të verifikuar vlerësimet e mëparshme. Pastaj, duhet të krijohet një sistem i gjerë monitorimi.
“Studimet kanë treguar se mund të zvogëlojmë infeksione vetëm duke ngritur një sistem të monitorimit dhe gjithashtu të raportimit”, thotë Schröder.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
6 lajmet kryesore të javës në Zvicër Këto janë disa nga zhvillimet më të rëndësishme që kanë shënuar javën në Zvicër... -
Turizmi zviceran në rrezik -
Normalizohen shitjet e biçikletave në Zvicër -
Pranvera po fillon gjithnjë e më herët në Zvicër -
Zvicra kërkon afrimin me Bashkimin Evropian dhe më pak varësi nga SHBA














