Uncategorized
Kujdes nga trendet e reja të hajnisë!
Hajnat shpikin dhe përdorin mënyra të ndryshme të hajnisë. Një mënyrë e thjeshtë e cila është bërë trend nga hajnat në Austri ka për qëllim vjedhjen e çantave apo portofolave në vetura. Një shpikje të tillë, e ka provuar edhe një kosovar i cili pastaj është zënë nga policia.
Në një parking të e qendrës tregtare “Haid” të Ansfelden (Qarku i Linzit), dy hajna i afrohen një gruaje 54 vjeçare e cila ishte në veturën e saj dhe i thonë që rrota e veturës ka pësuar defekt.
Gruaja e brengosur, e lë çantën në ulësen e pasagjerit dhe del jashtë për të shikuar dëmin e veturës. Derisa njëri nga të dy hajnat, bisedon më gruan jashtë, një kosovar 38 vjeçar hynë nga ana tjetër e shoferit dhe rrëmben çantën pa u penguar nga askush, shkruajnë mediat austriake, transmeton “albinfo.ch”
Pas marrjes së çantës së bashku me portofol të dy kanë ikur. Gruaja lajmëron policinë. Pas një kohe policia e zë kosovarin e fshehur në një Shkurre, ndërsa hajni tjetër është në arrati.
Policia ka paralajmëruar qytetarët që mënyra të këtilla të mashtrimit se gjoja ka diçka nën rrotën e veturës suaj janë bërë të shpeshta, andaj kërkohet nga qytetarët të kenë kujdes që mos të lënë gjëra më vlerë në veturën e tyre.
Albinfo.ch
Burimi: http://ooe.orf.at/news/stories/2708239/
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













